Ndërmarrja Publike Lokale “Ambienti” Sh.A po sjell një inovacion të ri për të gjithë qytetarët! Në nënkalimin nëntokësor në qytetin e Ferizajt, tashmë është vendosur aparatura më moderne për qasjen në parking, e cila funksionon përmes smartkartelave dhe pagesës së automatizuar.
Me këtë teknologji të re, parkimi bëhet më i lehtë dhe më i shpejtë, pa pasur nevojë për të bërë pagesën tek arkatari. Përdoruesit mund të kryejnë pagesën drejt e në aparat, duke shmangur radhët dhe duke përfituar nga një sistem më i avancuar dhe i sigurt.
Qasje e shpejtë dhe e lehtë
Pagesë direkte në aparat,
Smartkartela për një përvojë më të thjeshtë dhe të sigurt

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
