Thirrja për aplikim për fermerët deçanas hapet më 28 korrik dhe qëndron e hapur deri më 15 gusht

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Deçanit, z. Rifat Stojkaj, së bashku me shefin e sektorit të bujqësisë, z. Bajram Dervishaj, i dorëzuan të premtën Kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, Projektin për mbështetje të fermerëve me mekanizëm bujqësor. Në kuadër të këtij projekti, fermerët do të përkrahen me:

Freza 1.8

Motokultivatorë

Shpërndarëse plehu

Centrifuga dhe koshere për bletari

Makina mjelëse

Kjo thirrje është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për zhvillimin e bujqësisë në komunën e Deçanit. Vetëm nga viti 2022 e deri më sot, janë përkrahur mbi 400 fermerë, janë shpërndarë 100 krerë lopë qumështore, si dhe janë ndërtuar 55 sera për kultivimin e perimeve.

Thirrja për aplikim hapet më 28.07.2025 dhe qëndron e hapur deri më 15.08.2025.

Aplikimet pranohen në zyrat e Drejtorisë për Bujqësi.

Me përkushtim për të ndihmuar fermerët tanë sepse bujqësia është shtylla e zhvillimit ekonomik!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti nderoi me mirënjohje Vilson e Robert Gega nga Binça për kontributin ndaj zjarrfikësve vitias

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim dy mërgimtarët Vilson …