Trafiku Urban i kthehet punës, i paguhen faturat nga komuna

Pas grevës 1-javore, Trafiku Urban iu rikthye punës të mërkurën me 3 dhjetor.

Në njoftim thuhet se pas fillimit të alokimit të mjeteve nga Ministria e Financave dhe pagesës së faturave nga Komuna e Prishtinës, do të rifillojë ofrimin e shërbimit të transportit publik të mërkurën me 3 dhjetor 2025.

“Gjatë ditëve të fundit, ndërprerja e transportit ka qenë e pashmangshme për shkak të pamundësisë financiare të krijuar nga mospagesa e detyrimeve të Komunës ndaj ndërmarrjes. Shprehim keqardhje të sinqertë për vështirësitë që qytetarët janë detyruar të përballen gjatë këtyre ditëve pa shërbimin e transportit publik dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin e treguar”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti emëron Nikollë D.Ukaj zëdhënës të Komunës së Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka emëruar gazetarin Nikollë D. Ukaj në detyrën …