U asfaltua segmenti i dytë i rrugës “Ahmet Kaçiku”, arterie rrugore kryesore e qendrës së qytetit të Ferizajt, e cila brenda pak ditësh do të kompletohet edhe me shtegun për çiklistë, mbjelljet e drunjve dekorativ, ndriçimin publik, trotuaret që tashmë janë përfunduar, duke e shndërruar tërësisht këtë rrugë në rrugë model e me standarde, nga ajo gjendje që ishte deri para ndërhyrjes.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
