U bënë homazhe për nder të festës së 28 Nëntorit

Kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj dhe stafi i tij së bashku me përfaqësues dhe delegacione të ndryshme kanë bërë homazhe në Festën e 28 Nëntorit te Parku i varrezave të dëshmorëve ku ka takuar familjarët e dëshmorëve të cilëve ua ka uruar festën. Homazhe u bënë edhe te shtatoret e heronjve Besim Ndreca, Fadil Vata dhe të dëshmori Kenan Halimi, si dhe te shtatorja e Ukë Bytyçit, te Lapidari i martirëve të luftës dhe te varrezat e dëshmorëve në Carralevë.

Kontrolloni gjithashtu

11 sipërmarrës përfituan subvvencione për projektet në agroturizëm

Komuna e Rahovecit ka subvencionuar të gjithë aplikuesit pa dallim, në thirrjen e fundit për …