Në kuadër të përvjetorit të katërt të ndarjes nga jeta të poetit Ramadan Musliu, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Ramadan Musliu” në Viti organizoi aktivitetin letrar “Metamorfoza e vjeshtës.” Kjo ngjarje u mbajt për të kujtuar dhe nderuar veprën dhe trashëgiminë e këtij krijuesi të njohur në letërsinë shqiptare.
Në këtë orë letrare, përveç fjalimeve përkujtimore për jetën dhe veprën e Ramadan Musliut, u bë edhe promovimi i veprave të tij. Shkrimtarë, studiues dhe adhurues të letërsisë nga mbarë Kosova dhe rajoni u mblodhën për të ndarë mendimet e tyre mbi ndikimin e tij në letërsinë bashkëkohore shqiptare, duke vlerësuar kontributin e tij të vyer në pasurimin e kulturës dhe poezisë shqiptare. Fjalën hyrëse e mbajti Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Ramadan Musliu”, Fadil Abazi, ndërsa folën edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, shkrimtari Ibrahim Kadriu, Anton Nikë Berisha, Zymrie Salihu etj.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
