Në ambientet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Deçan u mbajt debati publik lidhur me Projekt-Buxhetin për vitet 2026–2028 me fokus të veçantë në grantin specifik për sektorin e shëndetësisë. Ky debat u organizua në kuadër të angazhimit të Komunës për transparencë dhe përfshirje të palëve të interesit në procesin e planifikimit buxhetor.
Debatin e udhëhoqi drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj. Të pranishëm në këtë takim ishin drejtoresha për Shëndetësi, znj. Agnesa Vokshi, drejtori i QKMF-së, z. Hasan Gjykokaj përfaqësues nga institucionet shëndetësore në nivel lokal, si dhe zyrtarë të tjerë të administratës komunale.
Drejtoresha Cacaj prezantoi para të pranishmëve planifikimin e ndarjes së grantit për sektorin e shëndetësisë, duke ofruar një pasqyrë të qartë mbi strukturën buxhetore dhe sfidat ekzistuese.