leoni

U MBAJT DËGJIM BUXHETOR ME ORGANIZATAT JOQEVERITARE

Duke u bazuar në Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, nën organizimin e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Komuna e Rahovecit mbajti dëgjimin publik buxhetor me organizatat joqeveritare që veprojnë në komunën e Rahovecit. Grupi punues ka përgatitur një dokument të veçantë të buxhetit dhe ndarjeve buxhetore në pika të shkurtra, me ç’rast u shpërnda te të pranishmit si dhe drejtori i financave prezantoi mundësitë buxhetore për vitin 2023. Kërkesat që u parashtruan nga të pranishmit do të trajtohen me kujdes nga anëtarët e grupit punues dhe do t’u jepet arsyetimi i nevojshëm në raportin final që do të përgatitet, do të dërgohet në Kuvendin Komunal dhe më pas të publikohet. Për dëgjimin publik do të përgatitet po ashtu dhe procesverbal dhe i njëjti do të publikohet në ueb faqen zyrtare në afatin ligjor.

 

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …