Në shkollën Rilindja në Çifllak, u mbajt dëgjimi buxhetor me banorët e fashtrave Çifllak, Polluzhë, Dobidol, Kramovik, Gur i Kuq dhe Mrasor, për t’i mbledhur kërkesat dhe nevojat mbi buxhetin e vitit 2026 të komunës së Rahovecit.
Për të siguruar që buxheti t’i reflektojë nevojat dhe prioritetet e qytetarëve, është thelbësore pjesëmarrja aktive e tyre në këtë cikël.
Drejtori për Buxhet dhe Financave, z.Afrim Limani shpalosi në mënyrë më të detajuar buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2026.
Kërkesat që u parashtruan ishin 38 sosh:
Rregullimi dhe renovimi i objektit të shkollës;
Mbjellja e drunjve dekorativ përgjatë rrugës kryesore Kramovik – Guri i Kuq;
Ndërtimi i shtegut të ecjes nga Guri i Kuq deri në Kramovik;
Kubezimi i pesë rrugicave të lagjeve, në gjatësi prej 1.5 km;
Kubezimi i rrugës Sadri Thaçi në Kramovik, në gjatësi prej 300 metrash;
Ndërtimi i kanalizimit nga objekti i shkollës deri në rrugën kryesore;
Vendosja e ndriçimit publik në oborrin e shkollës (150 metra);
Ndërtimi i kanalizimit në rrugën Tahir Sinani;
Rregullimi i rrugës kryesore të fshatit;
Kubezimi i disa rrugëve brenda fshatit;
Lidhja e tri lagjeve me rrjetin kryesor të kanalizimit;
Lirimi dhe trajtimi i pronave publike;
Rregullimi i trotuarit pranë stacionit të autobusëve në Çifllak;
Ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrugëve fushore;
Kanalizimi për ujërat atmosferikë nën binarë;
Ndërtimi i trotuarit përgjatë rrugës së ushtarëve deri te objekti i ambulancës;
Vazhdimi i kubezimit të rrugëve në disa lagje;
Ndërtimi i kanalizimit në lagjen e Kelmendëve;
Ndërtimi i trotuarit përgjatë rrugës kryesore deri te udhëkryqi;
Rregullimi i kanaleve për ujëra atmosferikë në disa lagje;
Rrethimi i objektit të shkollës;
Mungesa e ujit të pijshëm;
Kubezimi i disa rrugëve të lagjeve;
Ndërtimi i kanalizimit në disa lagje;
Shndërrimi i objektit të shkollës në institucion parashkollor;
Kubezimi i dy rrugëve të lagjeve, në gjatësi prej 500 metrash;
Rregullimi i trotuarit në rrugën “Mark Sopjani” (200 metra);
Ndërtimi i pesë kanaleve për ujëra atmosferikë, me gjatësi totale 700 metra;
Hapja e një kanali për ujëra të zeza përgjatë rrugës nga hekurudha deri në lumin Drini i Bardhë (600 metra);
Rregullimi dhe mirëmbajtja e rrugëve fushore ekzistuese;
Ndërtimi i një aneksi shtesë për shkollën fillore, për nevojat e kabineteve dhe teknologjisë;
Rregullimi dhe gjelbërimi i parkut;
Mbështetja e bujqve me sera, mekanizëm bujqësor dhe pleh artificial;
Ndërtimi i një shtegu ecjeje përgjatë rrugës “Shaban Jashari” deri te varrezat e besimit katolik;
Menaxhimi i mbeturinave;
Trajtimi i pronave publike përgjatë lumit Drini i Bardhë dhe rregullimi i shtratit të tij;
Ndërtimi i odës së fshatit në oborrin e shkollës.
Në vazhdën e debatit pati edhe biseda interaktive të përgjithshme rreth kërkesave të ndryshme;
Grupi punues do t’i shqyrtojë pyetjet dhe kërkesat dhe në raportin final do t’i gjeni me arsyetime të sakta, i cili do të publikohet në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.
Sugjerimet dhe kërkesat tuaja mund t’i parashtroni online përmes këtyre e-mail adresave: