Komuna e Vitisë ka vazhduar dje me ciklin e dëgjimeve buxhetore për planifikimin e buxhetit komunal 2026-2028. Me këtë rast dje është mbajtur takimi me përfaqësues të OJQ-ve dhe të shoqatave. Prezantimin e draft buxhetit e bëri zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti.
Gjatë këtij takimi ku fatkeqësisht kanë marrë pjesë një numër i vogël i përfaqësuesve të OJQ-ve dhe shoqatave të cilët parashtruan këto kërkesa:
Të jepet mbështetja e duhur sipas kërkesave që kanë ata.
Para mbështetjes të shikohet se cilat OJQ dhe shoqata kanë bërë më shumë aktivitete që kjo të merret parasysh para ndarjes së mjeteve financiare.
Përndryshe cikili i dëgjimeve buxhetore do të përmbyllet javën në vijim konkretisht të hënën me datën: 04.08.2025, kur edhe do të mbahet takimi i fundit në fshatin Binçë me komunitetin jo shumicë dhe atë me fillim në ora: 10:00.