leoni

U mbajt dëgjimi buxhetor në Pozheran

Komuna e Vitisë, ka mbajtur sot dëgjimin e radhës buxhetor dhe atë me banorët e Pozheranit. Gjatë këtij takimi zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i ka njoftuar atë rreth planifikimit të buxhetit komunal për vitin 2026 dhe të projeksioneve për vitet 2027 dhe 2028.

Këto ishin disa nga kërkesat e parashtruara:

– Sigurimi i transportit publik

– Sigurimi i transportit publik falas për nxënësit e shkollës së mesme.

– Rregullimi i parkingut të shkolla fillore.

– Inventarizimi i shkollës fillore.

-Vendosja e perdeve në klasat e shkollave fillore.

– Vendosja e kamerave të sigurisë në shkollën fillore.

– Rregullimi i fushës sportive shkollore.

– Rregullimi i trotuarit në rrugën ” Saqip Korrani”.

– Vendosja e sistemit solar në shkollën e mesme.

– Ndalimin e derdhjes së ujërave të zeza në lumë dhe përroska.

– Kyçjen dhe rregullimin e kanalizimit në pjesët e mbetura.

– Rregullimi i trotuarit të stadiumi ” Ibrahim Kurteshi”.

– Rregullimi i tribunave në stadiumin ” Ibrahim Kurteshi”.

– Asfaltimi i trotuarit në stadiumin ” Ibrahim Kurteshi” dhe të shenjëzohet rruga.

– Rregullimi i trotuarit në lagjen ” Alidema”.

– Rregullimi i rrugës bujqësore ” Jezava”.

– Asfaltimi i të gjitha rrugëve të mbetura.

– Restaurimi dhe rikonstruimi i sheshit.

– Të këtë më shumë hapësira gjelbëruese dhe kënd të lojërave në shesh.

– Restaurimi i trotuarit në rrugën kryesore.

– Të shikohen mundësitë të intervenohet në rrugën kryesore edhe pse në përgjegjësi të nivelit lokal. – – Vendosjen e vend pritjeve për autobusë në lagjet.

– Drenazhimi dhe vendosja e rrethojave në varrezat.

Përndryshe gjatë javës në vijim komuna e Vitisë do të mbaj edhe disa dëgjime buxhetore.

, Halabaku dhe Demiri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti nderoi me mirënjohje Vilson e Robert Gega nga Binça për kontributin ndaj zjarrfikësve vitias

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim dy mërgimtarët Vilson …