Nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj dhe Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, u mbajt dëgjimi publik buxhetor me qytetarët. Duke filluar kështu cikli i parë i dëgjimeve, që lidhet me planifikimin e hershëm buxhetor dhe përgatitjen e Kornizës Afatmesme Buxhetore – (KAB) 2025/2026. Grupi punues ka përgatitur një dokument të veçantë të buxhetit dhe ndarjeve buxhetore. Drejtoresha e Financave, znj. Dafina Cacaj, prezantoi mundësitë buxhetore për vitin 2025. Kërkesat dhe pyetjet që u parashtruan nga të pranishmit, morën përgjigje konkrete nga drejtoresha Cacaj.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
