Komuna e Suharekës, përkatësisht Kuvendi Komunal me propozim të Drejtorisë së Inspeksionit, ka organizuar Diskutimin publik për Projekt–Rregulloren për Transportin rrugor në territorin e Komunës së Suharekës. Fillimisht drejtoresha Jehona Rrafshi ka falënderuar për pjesëmarrje si dhe interesimin e shprehur lidhur me temën e këtij takimi qytetarët e pranishëm, ndërsa më pas ka shtuar se transporti i udhëtarëve si veprimtari është mjaft e ndjeshme, prandaj kërkoj nga ju dhe ju bëjë me dije që jeni të obliguar që ti përmbaheni kësaj rregullore. Drejtoresha ka dhënë njoftimin edhe për ata që nuk i përfillin rregullat do të dënohen dhe dënimet për personat juridik dhe fizik janë nga 500 deri në 1000 euro.