U mbajt ekspozita artistike në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”

Në kuadër të aktiviteteve për nder të 24 Marsit, në Kompleksin Kulturor “Fetnete Ramosaj” u mbajt ekspozita artistike kushtuar kësaj date të rëndësishme.

Të pranishëm ishin kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj, si dhe artistë, bashkëpunëtorë dhe qytetarë.

Përmes veprave të tyre, artistët sollën emocione, kujtesë dhe respekt për sakrificën dhe historinë tonë, duke i dhënë kësaj date një dimension të veçantë përkujtimi.

Falënderojmë të gjithë artistët pjesëmarrës për kontributin dhe angazhimin e tyre.

Gjithashtu në kuadër të këtyre aktiviteteve përkujtimore për 24 Marsin, në Deçan u mbajt edhe një koncert i muzikës klasike, i organizuar nga Universiteti “Haxhi Zeka”.

Kjo mbrëmje artistike solli emocione të veçanta, duke rikujtuar përmes artit sakrificën dhe rrugëtimin drejt lirisë. Tingujt e muzikës klasike krijuan një atmosferë dinjitoze dhe reflektuese për të gjithë të pranishmit.

Komuna e Deçanit falënderon Universitetin “Haxhi Zeka” dhe artistët për kontributin e tyre në pasurimin e jetës kulturore dhe në nderimin e kësaj date të rëndësishme për vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Filluan punimet për renovimin e Lapidarit të Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatin Llukë e Epërme

Sot, në vigjilje të 24 Marsit – Epopesë së Dukagjinit, kanë filluar punimet për renovimin …