U mbajt Gara “Off Road Dukagjini” në Deçan!

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, u mbajt gara e shumëpritur nga Klubi “Off Road Dukagjini”, në kategorinë HARD, e cila mblodhi dhjetëra pjesëmarrës nga vende të ndryshme të Kosovës dhe rajonit.

Ky aktivitet tashmë tradicional sjelli adrenalinë, garë sportive dhe promovon Deçanin si vend të mikpritjes, pasionit dhe energjisë rinore.

Komuna e Deçanit falënderon organizatorët e “Off Road Dukagjini” dhe të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre në zhvillimin e këtij aktiviteti të veçantë që e pasuron jetën sportive dhe rekreative në qytetin e Deçanit, thuhet në postimin në facebook të komunës së Deçanit.

Deçani – vend i aventurës dhe sportit!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj, vizitoi fillimin e punimeve për ndërtimin e Lapidarit të Dëshmorëve në fshatin Pozhar

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, vizitoi fillimin e punimeve për ndërtimin e …