Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi, z. Hajdar Sutaj, ndërsa të pranishëm ishin anëtarët e Kuvendit, përfaqësues të OSBE-së, zyrtarë komunalë dhe drejtorë të drejtorive komunale.
Për rend dite u propozuan këto pika:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i Raportit të Performancës;
3. Shqyrtimi i Raportit të KKSB-së;
4. Të ndryshme.
Gjatë mbledhjes u diskutua Raporti i Performancës, ku koordinatorja e performancës, znj. Manjolla Shala, iu përgjigj pyetjeve të parashtruara nga anëtarët e Kuvendit.
Po ashtu, u zhvillua diskutim edhe për Raportin e KKSB-së, ku raportoi koordinatorja e KKSB-së, znj. Gentiana Mazrekaj.
Në vazhdim, anëtarët e Kuvendit kujtuan muajin tetor Muajin Rozë , i cili shënon fushatën e vetëdijesimit kundër kancerit të gjirit.
Përmes vendosjes së një fjonge rozë në xhaketat e tyre, anëtarët e Kuvendit shprehën mbështetjen për të gjitha gratë dhe vajzat, duke përcjellë mesazhin se:
“Zbulimi i hershëm shpëton jetë kujdesuni për vetëkontrollin dhe shëndetin tuaj”.
Shpresa është më e fortë se çdo diagnozë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
