U mbajt mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e Katërta e rregullt për këtë vit

Mbledhja e katërt e rregullt, e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi të komunës së Rahovecit u mbajt në shtëpinë e kulturës “Jah Hoti” në Ratkoc.

Kryetari i komunës, njëherit edhe kryesuesi i mbledhjes, z. Smajl Latifi, duke i përshëndetur të gjithë të pranishmit, theksoi se situata e përgjithshme në territorin e komunës së Rahovecit në bazë të argumenteve dhe burimeve që i posedojnë është stabile, e qetë dhe pa ndonjë ndryshim të theksuar prej takimit të fundit të mbledhjes së KKSB-së.

Në përgjithësi në këtë mbledhje u shtjelluan këto çështje:

Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në Komunën e Rahovecit

Mbrojtja e ambientit në komunën e Rahovecit

Parapërgatitja dhe vetëdijesimi i qytetarëve për mbrojtje nga zjarri gjatë sezonit veror

Diskutim për aktivitetet e organizuara nga Drejtoria për Arsim, për fillimin e vitit shkollor

Ruajtja e ambientit

Ndriçimi publik

 Siguria dhe kontrolli i shpeshtë në trafik

Niveli i sigurisë në shkolla

Parandalimi i dhunës në familje

Përpjekja intenzive për ushqim më cilësor me siguri me të lartë – siguria dhe kontrolli i produkteve ushqimore.

Komandanti i Stacionit Policor – Rahovec, z. Fazli Morina, si zakonisht raportoi rreth situatës së sigurisë në territorin e komunës së Rahovecit, me statistika si në vijim:

129 vepra penale, prej tyre 8 incidente jopenale, 15 raste vjedhje, 3 raste me para falco, 20 raste të kanosjes, 8 raste armëmbajtje pa leje dhe 19 raste të dhunës në familje.

Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 56 persona – prej tyre 32 persona në mbajtje 48 orë.

Sa i përket sigurisë në komunikacion: Janë dhënë 1640 gjoba në komunikacion rrugor.

Prej tyre, 48 gjoba janë shqiptuar për drejtimin e automjetit pa patent shofer, 15 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 153 gjoba për parkingje joadekuate.

Në shkollat e komunës së Rahovecit, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 296 patrullime.

Në fund të mbledhjes, kryetari falënderoi të gjithë anëtarët e KKBS-së, për kontributin dhe angazhimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti në takim ish-Kryetarin e Qytetit të Masonit, Leon Clark, tani zëvendës kryetar

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor kanë pritur në takim z. Leon …