leoni

U mbajt mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Rahovec për vitin 2019

Nën kryesimin e kryetarit Smajl Latifi, u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi ( KKSB) për vitin 2019. Gjendja e sigurisë së përgjithshme në komunën e Rahovecit gjatë tërë vitit 2018 ka qenë e qetë dhe stabile. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka thënë se mund të themi se situata e sigurisë në gjithë territorin e komunës së Rahovecit gjatë vitit 2018 ka qenë e qetë dhe stabile, këtë konstatim e mbështes në raportet që marrim nga policia e Kosovës, Stacioni në Rahovec. Uroj që viti 2019 të jet edhe më i mbarë, duke thënë se ka hapësirë për përmirësim më të madh në të gjitha segmentet e sigurisë. Gjatë mbledhjes u shqyrtua dhe u aprovua Plani i Veprimit i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2019, dhe me pas komandanti i Stacionit Policor në Rahovec, kapiteni Osman Ismajli, raportoi për gjendjen e përgjithshme të sigurisë për vitin 2018, duke thënë se viti 2018 kaloi shpejt, por nuk ka qenë pa sfida dhe sakrifica, por megjithatë gjendja e sigurisë ka qenë e qetë dhe stabile, por vetëm me dëme materiale si pasojë e vërshimeve, ashtu edhe në trafik. Prishjet e rendit publik, por jo në masë të madhe kanë qenë në 22 raste, zbulueshmëria e kriminalitetit 57%, katër vetëvrasje, ndërkaq numri i vjedhjeve ka pësuar rënie, ku në vitin 2017 ka pasur 47 raste, e në vitin 2018, 35 sosh. Raportin komandanti Ismajli e ka vazhduar duke thënë se janë konfiskuar 26 armë, kurse në krahasim me vitin 2017, është rritur numri i dhunës në familje, 39 raste në vitin 2018. Gjatë vitit 2018 kanë ndodhur dhjetë incidente nëpër shkolla me lëndime të lehta trupore dhe dëme të shkaktuara materiale. Janë shqiptuar 5353 gjoba trafiku dhe kemi pasur 177 asistime.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …