leoni

Është mbajt mbledhja e I-rë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Deçan

E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale të komunës së Deçanit, Haki Shehah është mbajt mbledhja  e I-rë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa. Të pranishëm në këtë takim të parë të KPF-së ishin të gjithë anëtarët e këtij komiteti. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e fundit e viti 2018, të gjitha pikat e parapara për diskutim janë shytuar sipas renditjes.

– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

– Shqyrtimi propozimit të Planit të punës së Kuvendit për vitin 2019,

– Shqyrtimi i propozimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe të KPF-së për vitin 2019,

– Shqyrtimi i Propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për ndarjen e subvencioneve,

– Shqyrtimi i Projekt-Rregullores Komunale për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Deçanit,

– Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit për ndarjen e 10,000 € si subvencionim për ndërtimin e shtëpive me donator për aspekt humanitarë,

– Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për emërimin e rrugëve

– Shqyrtimi i propozim listës së vlerave të trashëgimisë natyrore në Komunën e Deçanit,

– Shqyrtimi i kërkesave,

– Të ndryshme.

Të gjitha këto pika të rendit të ditës kanë marrë edhe miratimin nga anëtarët e KPF-së për diskutim në seancën e rregullt të asamblesë komunale e cila do të mbahet me datë 31.01.2019, e enjte në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …