Komiteti për Komunitete i komunës së Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e parë të rregullt, ku me shumicë votash z. Nenad Iliç u zgjodh kryesues, ndërsa zv.kryesues u zgjodh z.Visar Demiri. Në fillim të këtij takimi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, foli për rëndësinë e këtij Komiteti i cili përbëhet nga komunitetet e ndryshme etnike që jetojnë në këtë komunë.
Ndërkaq kryesuesi i sapo zgjedhur i këtij Komiteti z. Iliç falënderoi anëtarët për besimin e dhënë dhe tha se puna e Komitetit për Komunitete do të jetë në interes të të gjitha komuniteteve.
Gjithashtu në këtë takim u fol edhe për çështje të ndryshme në interes të gjithë qytetarëve vitias pa dallime.