U mbajt mbledhja e pestë e Komitetit për Komunitete në komunën e Rahovecit

Kryesuar nga Bajram Morina, kryesues i Komitetit për Komunitete në Komunën e Rahovecit është mbajtur mbledhja e pestë e rregullt e këtij komiteti, në mbledhje të pranishëm ishin anëtarët e komitetit, Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, përfaqësues të LMT-së, SHL-Kosova dhe UNMIK zyra në Pejë. Gjatë kësaj mbledhje është diskutuar për Shqyrtimin dhe aprovimin e kërkesës për ndarje të Llaptopave për anëtarë e Komitetit për Komunitete, kërkesë kjo që do të u adresohet zyrtarëve kompetent, në mënyrë që anëtarët të kenë llaptopët, për kryerjen më të lehtë të punës së tyre. Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike raportoi për rreth realizimit të projekteve infrastrukturore, në vendbanime ku jetojnë kryesisht komuniteti jo shumicë duke thënë se në kuadër të periudhës 9 mujore Janar-Shtator  2019, në Kuvendin Komunal Rahovec, respektivisht Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim  ka paraqitur  për aprovim disa kërkesa  për intervenim në infrastrukturë, renovim të shtëpive, renovim të objekteve  kulturore, ndriçim  publik etj., në partneritet dhe bashkëfinancim me organizata  ndërkombëtare dhe  institucione të nivelit qendror. “Në kuadër të implementimit të projekteve në fushën e infrastrukturës nga buxheti i zyrës për komunitete dhe kthim  30,000 Euro,   gjegjësisht  nga  kodi buxhetor investime kapitale janë propozuar  këto investime që do ti paraqesim përmes këtij raporti. Në kuadër të intervenimeve emergjente është bërë edhe një hapje e rrugës me eskavator si dhe është bërë shtrirja me zhavorr e një segmenti rrugor. Intervenimi në Infrastrukturë  në bashkëpunim dhe bashkëfinancim nga: ZKKK, Drejtoria e   Shërbimeve Publike, Zyra për Çështje të Komuniteteve, Ministria  Administrimit Pushtetit Lokal me rreth 35.000 euro investime :  Kubëzimi i rrugicës  në Fshatin Xërxë-( në pritje dhe procedurë dhe  tenderim )  ZKKK 7,000 Euro. Kubzëimi i rrugës në fshatin Çifllak -( në pritje dhe procedurë dhe  tenderim ) ZKKK 8,000 euro Intervenimi në disa rrugica në Lagjën e Epërme Rahovec. -( në pritje dhe procedurë dhe  tenderim ) ZKKK & ZYRJA E KRYEMINISTRIT PËR CËSHTJE TË KOMUNITETEVE .  5, 000 Euro . Rregullimi i Rrugës në fsh.Zoqishtë  që shpie tek Manastiri  Serb  ( është duke u intervenuar) mbështetur nga MAPL     rreth (15.000 euro ). Në kuadër të intervenimit  dhe mbështetjes  së pjesëtareve të komuniteteve  jo shumicë që kanë bërë  kërkesë  për intervenim dhe renovim të shtëpive (Renovim të Çatisë, Lyrje, Fasadim, Renovim dhe Përforcim) kanë përfituar 5 famijle,  shuma totale e intervenimit : 8857.5 Euro . Ndriçim Publik me bashkëfinancim, ZKKK & IOM: Në  ndriçimin publik përfitojnë disa zona  ku jetojnë komunitetet  jo shumicë, përfshirë vendbanimet urbane dhe rurale ku jetojnë pjesëtaret e komuniteteve Rom, Ashkali, Serb, Boshnjak dhe Egjiptian. Ky projekt është në proces të implementimit dhe pritet te implementohet  në  bashkëfinancim me  organizatën IOM –  rreth 49% mbështetur nga ZKKK dhe projekti në total kap vlerë prej 12,000  Euro dhe do  të intervenohet në:  Fsh. Hoqë e Madhe (Vendbanim etnik Serb), Fsh. Krushe E Madhe (Vendbanim me komunitet Shqiptar, Rom, Ashkali dhe Egjiptian), Lagja e Epërme (Vendbanim Multietnik-Shqiptar, Rom, Ashkali, Serb, Boshnjak dhe Egjiptian). Renovimi i Qendres Rinore në Fsh.Hoqë e Madhe . Ky Projekt do të implementohet në bashkëfinancim me  KFOR-in Austriak  dhe do të intervenohet kryesisht në  Çati dhe nyje sanitare të objektit, mbështetja e ZKKK-së  do të jetë me rreth 6,000 Euro. Po ashtu ju informojmë se drejtoria e shërbimeve publike se bashku me ZKKK, ka përfituar grand mbështetës nga Zyra e Kryeministrit për çështjen e komuniteteve në vlere prej 10,000.00 euro qe do të mbështeten ne infrastrukturën publike ne këto vendbanime, ka përfunduar raportin e tij drejtori Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …