leoni

U mbajt mbledhja e rregullt e KPF në Mitrovicë

Mbledhja e 29-të e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), drejtuar nga Bislim Imeri, kryesues i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ku ishte i pranishëm edhe nënkryetari i komunës, Safet Kamberi dhe në të cilën ishin për shqyrtim 20 pikë të ndryshme të rendit të ditës, ka përfunduar në mënyrë mjaft efikase dhe me miratim unanim nga anëtarët për të gjitha materialet.

Në të vërtetë, në rend dite fillimisht ishin paraparë për shqyrtim 19 pika, por kryesuesi propozoi që rendit të ditës t’i shtohet edhe një pikë, që kishte të bëjë me propozim-vendimin për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës së Mitrovicës, në shfrytëzim personave fizik dhe juridik. Kjo pikë u miratua njëzëri nga pozita dhe opozita, për tu shqyrtuar si pikë e tretë e rendit të ditës.

Anëtarët e KPF-së u dakorduan që prona e paluajtshme komunale, në parcelën kadastrale nr P-672-2-404-0, me objekt afarist me sipërfaqe 15.614, 29 metra katrorë (hapësirë e mbyllur) dhe 3.866, 29 metra katrorë -hapësira e hapur), që gjithsejtë bënë një sipërfaqe prej 19.481 metra katrorë, të jepet në shfrytëzim personave fizik dhe juridik përmes ankandit publik. Procedurat duhet të vazhdojnë në përputhshmëri me ligjin në fuqi.

Me vendim unanim e pa diskutime të shumta, anëtarët e KPF, miratuan Draft-Statuti i QKMF-së. Ndërsa, ndonëse pati vërejtje, si nga opozita, ashtu edhe pozita, anëtarët e KPF-së miratuan njëzëri edhe propozim-vendimet për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, në Zonën e Lirë Ekonomike në Frashër, 10 bizneseve që kishin aplikuar.

Me vetëm pak diskutime dhe vërejtje, anëtarët e KPF miratuan edhe këto pika: Kornizë afatmesme buxhetore 2017-2019; Orarin e dëgjimeve buxhetore për kërkesat fillestare të buxhetit komunal 2017-2019 dhe Planin e  veprimit për integrimin e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas në Mitrovicë.

Në fund, anëtarët e KPF-së  u njoftuan me Raportin  për gjendjen në lëmin e sportit; Raportin e  DAP-së për shitjen e veturave zyrtare  dhe Informatën për gjendjen në Shëndetësi.

Të gjitha këto materiale do shqyrtohen në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës, që është para të mbahet më 30.06.2016, ku pritet edhe të miratohen nga këshilltarët e Kuvendit të Komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …