leoni

U mbajt mbledhja e shtatë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit për vitin 2025

U mbajt mbledhja e shtatë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit për vitin 2025 në të cilën me shumicë votash u miratua Projektbuxheti i Komunës së Deçanit.

Në mbledhje ishin të pranishëm Kryetari i Komunës z. Bashkim Ramosaj, anëtarët e Kuvendit, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarë komunalë si dhe përfaqësues të OSBE-së. Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi z. Hajdar Sutaj.

Pika e pestë, me propozimin e KPF-së, u largua nga rendi i ditës dhe në vend të saj hyri Draft-Rregullorja Nr. 01/2025 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Administratën Komunale.

Pika e dytë ishte shqyrtimi dhe miratimi i Projektbuxhetit për vitin 2026.

Me shumicë votash (13 vota për, 7 kundër dhe 2 abstenime) Kuvendi Komunal i Deçanit miratoi Buxhetin e Komunës për vitin 2026, në vlerë prej 14,551,974 €.

Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, njoftoi se projektbuxheti është përgatitur në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe paraqet një buxhet gjithëpërfshirës e zhvillimor për të gjithë qytetarët. Ajo theksoi ndarjet buxhetore sipas kategorive dhe shpalosi në detaje projektet e reja kapitale që pritet të fillojnë vitin e ardhshëm.

Kryetari i Konunës, z. Bashkim Ramosaj, në fjalën e tij, tha se ndihet i përmbushur me punët e mira që janë realizuar dhe se është obligim i të gjithëve që buxheti t’i dedikohet të gjithë territorit të Komunës së Deçanit, gjë që është arritur falë ndarjeve të drejta buxhetore.

Pikat e tjera:

Njoftimi i Drejtorisë së Arsimit për përgatitjet e vitit shkollor 2025/2026, i prezantuar nga Drejtori i Arsimit, z. Besnik Hulaj.

Deklarata mbështetëse për eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave në politikë dhe jetën publike në Kosovë, e lexuar nga kryesuesi z. Sutaj. Kjo deklaratë, e miratuar nga të gjitha kuvendet e rajonit të Dukagjinit, u votua unanimisht edhe nga kuvendarët e Gjakovës.

Shqyrtimi dhe miratimi, pas rekomandimeve të Ministrisë përkatëse, i Draft-Rregullores Nr. 01/2025 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Administratën Komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ka përgatitur një plan të detajuar për ndërtimin e sheshit të qytetit

Komuna e Deçanit, ashtu siç e ka bërë të ditur edhe Kryetari i Komunës, z. …