Në Deçan në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit të palodhur, patriotit të devotshëm dhe atdhetarit të madh të çështjes kombëtare, Mic Sokol Muçaj, u mbajt mbledhja komemorative në Sallën e Kuvendit të Komunës, ku në prani të familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve u kujtua me respekt të thellë figura e një njeriu që ia kushtoi jetën lirisë dhe dinjitetit të popullit shqiptarë.
Në fjalën e tij, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj tha se Mic Sokol Muçaj do të kujtohet gjithmonë si simbol i përkushtimit dhe sakrificës për atdheun.
Vepra e tij do të mbetet e gjallë në kujtesën tonë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Muçaj dhe gjithë atyre që e deshën dhe e nderuan, tha në fund të fjalës së tij, kryetari Bashkim Ramosaj.