Në Skenderaj vihet gurthemeli për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare

Në qytetin e Skenderajt të mërkurën është vënë gurthemeli për ndërtimin e objektit të parë të Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF), afër shkollës “Ahmet Delia” në lagjen III të qytetit, ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, Drejtori komunal i Urbanizmit, Driton Mulaj, Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Ilir Havolli, Drejtori i Organizatës “Qatar Charity”dhe zyrtarë tjerë.

Projekti i ndërtimit të QMF-së, e para në qytetin e Skenderajt, është bashkëfinancim i Komunës së Skenderajt dhe Qatar Charity, i cili do të ofrojë shërbime shëndetësore për qytetarët e lagjeve të kësaj pjesë të qytetit.

Kryetari Nura ka thënë se me këtë projekt po arrihet edhe një synim tjetër në fushën e shëndetësisë, që qytetarët e lagjeve të kësaj pjese të qytetit t’i kenë më afër shërbimet shëndetësore.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizaj do të kandidoj për të marr titullin e merituar “Qytet Evropian i Sportit”

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu bashkë me deputetin e Kuvendit të Republikës …