leoni

U mbajt mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Lahë Dacajt

Sot në sallën e Kuvendit Komunal të Deçanit u mbajt mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Lahë Dacajt nga Irzniqi, ish-punëtor i Komunës së Deçanit.

Në këtë mbledhje u vlerësua puna e tij e ndershme, kontributi i gjatë në shërbim të komunës dhe qytetarëve, si dhe kujtimet e mira që la pas te të gjithë ata që e njohën.

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj në emër të Komunës së Deçanit dhe në emrin e tij personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Dacaj.

Kujtimi për Lahën do të mbetet i paharruar, ka thënë në fjalën e tij, kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ekrem Kastrati: E kemi pritur këtë fitore pa balotazh

Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati ka fituar edhe një mandat …