leoni

U mbajt orë letrare përkujtimore për Profesorin e ndjerë Miftar Kryeziu

Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit, u mbajt orë letrare përkujtimore ku u nderua puna dhe aktiviteti i tij i pasur letrar nga bashkëpunëtorët dhe nxënësit e tij.

Kryetari Latifi çmoi lart figurën e tij, humanizmin dhe punën e tij ndër vite në gjimnazin “Xhelal Hajda-Toni”, ku mes tjerash theksoi: “Miftari është pjesë e plejadës së krijuesve letrar pas një lufte të ashpër e shkatërrimtare. Pas shumë përpjekjeve e sakrificave kombëtare, Miftari arriti që me ndjenjë të lartë përgjegjësie morale e atdhetare të jetësojë në vepra artistike këto përpjekje, këtë luftë e rënie të dëshmorëve e të martirëve. Duke qenë kaq i vendosur dhe në raport të drejtë me përmasën historike të luftës tonë kombëtare nën emblemën e UÇK-së, Miftar Kryeziu i bëri vend vetes në panteonin e kujtesës tonë kolektive.”

Për profesorin e ndjerë poashtu shpalosën kujtime edhe kolegët e tij nga gjimnazi “Xhelal Hajda-Toni” Sokol Gashi, si dhe nga fshati i tij i lindjes miku dhe kushëriri Ibrahim Kryeziu.

Në fund nxënës dhe artdashës lexuan fragmente nga veprat e tij të njohura, duke e bërë profesorin të jetoj gjithmonë mes krijimeve të tij të dashura për publikun.

I biri i tij Elbasan Kryeziu, falënderoi organizatorët dhe miqtë e tij për një organizim si ky.

I përjetshëm kujtimi dhe vepra e profesorit Miftar Kryeziu!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi takoj të rinjtë e “SHL Kosova” dhe gratë nga Shoqata “Hareja”.

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi të hënën takoj të rinjtë e Qendrës …