U mbajt simpoziumi ndërkombëtar “Terrorizmi dhe terrori”

Në Malishevë, është mbajtur simpoziumi ndërkombëtar “Terrorizmi dhe terrori”. Ky aktivitete në Malishevë, është në kuadër të simpoziumit që e ka organizuar shoqata e shkrimtarëve dhe kritikëve shqiptar. Në këtë simpozium morën pjesë shkrimtar nga vende të ndryshme të botës, të cilët paraprakisht janë pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Në fjalimin e mbajtur në këtë simpozium, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, tha se “beson që do ta krijoni një bindje tjetër për Kosovën dhe këtë bindje ta përcillni në vendet e juaja, në mënyrë që edhe vendet që nuk kanë njohur Kosovën, ta njohin”. “Jemi një popull që e dimë mirë se çka është terrori, pasi ne e kemi përjetuar në mënyrën më të vrazhdë të mundshme dhe vetëm ata popuj që e kanë përjetuar terrorin e kuptojnë më së miri. Pavarësisht vuajtjeve, ne duam që ju ta njihni shtetin e Kosovës dhe të bëhemi popuj miq, pasi nga armiqësia nuk ka dobi askush”, tha Begaj.

Kryetari i shoqatës së shkrimtarëve dhe kritikëve të Evropës, Daniel Leuwers nga Franca, falënderoi Komunën e Malishevës, për mundësinë që ju është dhënë, për këtë simpozium, si dhe për mundësinë e organizimit të kësaj ngjarje poetike, ku shkrimtarët dhe poetët, do të kenë mundësi ti shkëmbejnë idetë e tyre, në fushën e poezisë, si dhe dhënien e mesazheve kundër terrorizmit dhe për paqe, mes të gjithë popujve në botë”.

Ndërsa Alla Pollosina, nga Rusia, foli për “Qendrën e Tolstoit” në Moskë, si dhe për angazhimin e tyre, për tolerancë dhe kundër terrorizmit, duke marrë shembuj nga thëniet dhe veprimet e Tolstoit. Edhe Bluma Finkelnstain nga Izraeli, tha se vjen nga një vend që është në luftë, por që sipas saj, edhe Izraeli edhe Palestina kanë të drejtë të vendosin për fatin e tyre, sikur që edhe Kosova ka të drejtën e saj për të vendosur për fatin e saj, ashtu siç e ka bërë. “Uroj që Kosova të ketë njohje dhe ta ketë vendin e saj në OKB, sikur edhe Palestina që e ka të njëjtën të drejtë”, tha shkrimtarja Finkelnstain.

Në këtë aktivitet, morën pjesë shkrimtar nga Shqipëria, Franca, Rusia, Izraeli, Spanja, Belgjika, Zvicra e vende të tjera. Pas mbajtjes së orës letrare, ku morën pjesë edhe shkrimtar e poet nga Malisheva dhe komunat tjera të Kosovës, u shfaq edhe dokumentari i shkrimtares Yaël Armanet, e që lidhet me luftën mes Izraelitëve dhe Palestinezëve, vrasja e burrit të saj dhe falja që ka bërë kjo familje, dokumentar përmes së cilit, dërgohet mesazhi i tolerancës dhe kundër terrorizmit.

Kontrolloni gjithashtu

Thirret mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Rahovecit

Me 18 tetor 2024 (e premte) me fillim në orën 10:00, në sallën e Kuvendit …