U mbajt “Takimi i Forumit Ndërkombëtar” për përmirësimin dhe avancimin e situatës së komuniteteve joshumicë

Nën organizimin e organizatës “Advancing Together-AT “, e mbështetur nga UN, është mbajtur “Takimi i Forumit Ndërkombëtar”, me ç’rast  znj. Arta Zherka, përfaqësuese e kësaj organizate, i njoftoi përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë për bashkëpunimin që ka filluar me Komunën e Rahovecit për përmirësimin dhe avancimin e situatës së komuniteteve joshumicë. Shefi i kabinetit të kryetarit, z. Ali Morina, në fjalën hyrëse, shprehu gatishmërinë e institucionit për bashkëpunim të vazhdueshëm në të mirë të komuniteteve, në zbatimin e kërkesave, si dhe avancimin e fuqizimin e rolit të tyre në shoqëri. Ndërsa, për detajet e bashkëpunimit foli z. Lendrit Qeli, Shef i ZKKK-së në Komunën e Rahovecit, ndër të tjera, i falënderoi organizatorët për bashkëpunim dhe theksoj gatishmërinë e zyrës për bashkëfinancim të projekteve, sipas marrëveshjes së nënshkruar.

May be an image of 10 people and people studying

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …