U mbajt takimi i grupit punues për përgatitjen e dëgjimeve buxhetore për vitin 2024

Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në komunën e Rahovecit, z. Afrim Limani së bashku me shefin e Kabinetit, z. Ali Morina mbajtën takim me grupin punues për përgatitjen e dëgjimeve buxhetore për vitin 2024.

Diskutuan për mundësinë e planifikimit të hershëm buxhetor, përgatitjen e kalendarit dhe njoftimeve gjithmonë në harmoni të plotë me ligjin dhe Udhëzimin Administrativ për Administratë të Hapur në komuna.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi priti në takim drejtuesit e KRM Ekorregjioni

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi priti në takim drejtuesit e KRM Ekorregjioni. …