U mbajt takimi i koordinimit lokal për siguri në Suharekë

 

Shefi i  operativës në stacionin policor në Suharekë, toger   Haxhi Kabashi derisa ka raportuar për situatën e sigurisë në Komunën e Suharekës, gjatë javës që lamë pas, ka thënë se kanë ndodhur 4 aksidente në trafik, 1 keqpërdorim i detyrës zyrtare, 3 vjedhje, 1 rast i pengimit të personit zyrtar, 1 lëndim i lehtë trupor dhe 1 gjetje e municionit. Ndërsa për zhvillimet e fundit në Komunë ka fol kryesuesi i takimit, z.Rexhep Kuçi, nënkryetar i Komunës së Suharekës. Ai ka thënë se u mbajt Punëtoria me kryetar të fshatrave të cilën e ka organizuar OSBE-ja, pastaj ka njoftua për shënimin e 75 vjetorit të shkollës së parë shqipe në Komunën e Suharekës, që do të mbahet me 24 nëntor, pastaj për punët që po kryen Drejtoria për Shërbime publike në realizimin e projekteve të parapara për këtë vit, si dhe për aksionin vullnetar të dhurimit të gjakut të cilin e kanë organizuar nxënësit e gjimnazit “Jeta e re” në Suharekë. Aksioni do të vazhdojë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti me nderim të thellë dhe përgjegjësi institucionale, kujton 24 marsin, një nga datat më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës

Kryetari i komunës së Vitisë. z. Sokol Haliti  me anë të një postimi në Facebook, …