leoni

U mbajt trajnim me fermerët e perimkulturës rreth përgatitjes së fidaneve të specit për në fushë të hapur

Në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Zonave Rurale përmes Avansimit të Shërbimeve Këshillimore”, i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Drejtorisë së Bujqësisë, e që implementohet nga organizata Qendra Kosovare për Zhvillim (KDC) është mbajtur një trajnim për fermerët e lëmisë së perimkulturës së Komunës së Vitisë, në fshatin Gjylekar, te fermerja Valdete Sahiti. Tema e trajnimit ishte: “Përgatitja e fidaneve të specit për në fushë të hapur”.

Trajnimi ka pasur një interes të kënaqshëm nga ana e fermerëve, të cilët kanë marrë informacione të vlefshme për këtë veprimtari.

Trajnimi është mbajtur nga Viola Xhemajli, inxhiniere e bujqësisë dhe këshilltare private e licencuar, e cila ka ofruar njohuri dhe këshilla të dobishme për fermerët e kësaj fushe.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Ferizajt shfuqizon Planin Zhvillimor Komunal 2017–2025

Është mbajtur mbledhja e radhës e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, e kryesuar nga Xhavit …