U mbajtën Garat komunale të recituesve

Gjatë muajit mars dhe pjesës së parë të muajit prill, në të gjitha shkollat e komunës së Suharekës, janë mbajtur Garat e recituesve në nivel shkolle. Të gjitha shkollat fillore të mesme të ulëta kanë përzgjedhur dy nxënësit më të suksesshëm (njëri nga shkolla fillore dhe tjetri nga shkolla e mesme e ulët) të cilët e kanë përfaqësuar shkollën në nivel komune. Edhe në shkollat e mesme të larta janë zhvilluar Garat e recituesve në nivel shkolle, kurse në nivel komune shkollën e kanë përfaqësuar tre nxënësit më të suksesshëm. Në garat komunale të recituesve morën pjesë 28 nxënës të shkollave fillore, 28 nxënës të shkollave të mesme të ulëta dhe 9 nxënës të shkollave të mesme të larta.

Pra, gjithsej 65 nxënës, prej te cilëve u vlerësuan me te mirët

Në nivel të shkollave fillore:

Vendi i parë: Roza Tahiri, nxënëse e klasës së tretë (III) nga shkolla “Edit Durham” në Mushtisht,

Vendi i dytë: Albion Kolgeci, nxënës i klasës së pestë (V) nga shkollës “Dëshmorët e Kombit” në Vraniç,

Vendi i tretë: Diona Zeqiraj, nxënëse e klasës së katërt (IV) nga shkolla “Migjeni” në Gjinoc.

Në nivel të shkollave të mesme të ulëta:

Vendi i parë: Mirela Selmanaj, nxënës e klasës së nëntë (IX) nga shkolla “Dëshmorët e Greikocit” në Greikoc,

Vendi i dytë: Zymryte Berisha, nxënëse e klasës së tetë (VIII) nga shkolla “Destan Bajraktari” në Suharekë,

Vendi i tretë: Florian Baftijaj, nxënës i klasës së tetë (VIII) nga shkolla “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Sallagrazhdë

Në nivel të shkollave të mesme të larta:

Vendi i parë: Drin Lumi, nxënës i klasës së njëmbëdhjetë (XI) nga gjimnazi “Jeta e re” në Suharekë

Vendi i dytë: Qëndresa Berisha, nxënëse e klasës së njëmbëdhjetë (XI) nga gjimnazi “Jeta e re” në Suharekë,

Vendi i tretë: Edona Cikaqi, nxënëse e klasës së dhjetë (X)? Nga SHMT “Skënder Luarasi” në Suharekë.

Drejtoria e Arsimit për të gjithë pjesëmarrësit ka siguruar nga një libër për pjesëmarrje, kurse për vendet e para, të dyta dhe të treta ka siguruar edhe nga një dhuratë simbolike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj në kuadër të “Javës së Diasporës”“ organizon të hënën pritje të veçantë për bashkëatdhetarët tanë

Komuna e Deçanit mirëpret diasporën, me zemër të hapur dhe ju fton të bëheni pjesë …