Nisma

AAK-ja dhe Nisma për Kosovën do ta nënshkruajnë koalicionin parazgjedhor

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën do ta nënshkruajnë koalicionin parazgjedhor në bazë të cilit, në zgjedhjet e ardhshme, do të marrin pjesë si dy forca të përbashkëta politike. Liderët e të dy partive politike në orën 10:00 do të takohen në zyrat e AAK-së, para se ta nënshkruajnë marrëveshjen, e cila parasheh që AAK-ja dhe Nisma, pas zgjedhjeve, nuk e përjashtojnë koalicionin me partitë në pushtet PDK-në dhe LDK-në. Raportet e AAK-së me Lëvizjen Vetëvendosje janë ftohur kohëve të fundit, sidomos pas vendimit të AAK-së për ta organizuar protestën e radhës. më 14 maj pa koordinimin me dy partitë e tjera opozitare. Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë një qëndrim sa i përket situatës së fundit politike në vend dhe bashkëpunimit me dy partitë tjera opozitare. Këshilli kërkon vazhdimin edhe më intensiv të përpjekjes për ta krijuar një alternativë të bashkuar, e cila do t’i përfshinte Vetëvendosjen, AAK-në, Nismën dhe personat e organizatat e interesuara të shoqërisë civile që nuk pajtohen me këtë gjendje.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …