leoni

U ndanë dekoratat për 7 heronjtë e Kosovës nga Komuna e Suharekës

Për shtatë dëshmorë nga Komuna e Suharekës, që me urdhër të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, janë dekoruar Heronj të Kosovës, familjarët kam marrë medaljet e Heroit. Destan Zekolli, kryetar i veteranëve të UÇK-së dega në Suharekë, në një solemnitet rasti me rastin e shpërndarjes së dekoratave në mes tjerash ka thënë: “se sot po ndajmë dekoratat për heronjtë Kadri Kokollari, Bislim Zekolli, Xhemajli Rexha, Xhavit Sylaj, Reshat Muça, Xhavit Bajraktari dhe Fetah Gega. Ndërsa kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, fillimisht ka falënderuar familjet e heronjve që ishin prezent dhe më pas ka shtuar se do të jap maksimumin për familjet e tyre, unë gjatë këtij mandati do ta rregulloj statusin e dëshmorëve të Kombit në Komunën së Suharekës. Unë po e bëjë publike këtu se për varrezat e dëshmorëve në Carralevë do të kujdesët Komuna e Suharekës tash e tutje. Me nga një fjalë rasti janë paraqitur edhe gjeneral Enver Cikaqi, Sadik Halitjaha, Migjen Shala etj.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …