Sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me z. Agron Beka, drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare Banimi Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë, nënshkruan Memorandum për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim, me qëllim të ofrimit të shërbimeve juridike falas për qytetarët e komunës së Rahovecit. Komuna e Rahovecit do të ofrojë hapësirën dhe logjistikën e nevojshme për realizimin e qëllimeve të marrëveshjes dhe për efikasitetin e mbarëvajtjes së saj. Kryetari Latifi i shprehë falënderim SHPRK-së për bashkëpunimin për një fushë shumë të rëndësishme për qytetarët, siç është kjo e ofrimit të shërbimeve juridike falas për çështjet pronësore!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
