U nënshkrua Protokolli Teknik i Bashkëpunimit në Fushën e Transportit me Britaninë e Madhe

Të martën në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, u nënshkrua Protokolli Teknik i Bashkëpunimit në Fushën e Transportit me Britaninë e Madhe. Ky protokoll u nënshkrua pas negociatave bilaterale mes dy delegacioneve në nivel ekspertësh, në fushën e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave. Nënshkrimi i këtij protokolli ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe krijon mundësinë e qasjes së operatorëve kosovar rezident në tregun ndërkombëtar të udhëtareve dhe mallrave, duke eliminuar barrierat administrative dhe teknike.

Kontrolloni gjithashtu

Ndahet nga jeta kryetari i parë i Komunës së Deçanit, z. Mehmet Bojku

Komuna e Deçanit me pikëllim të thellë njofton për ndarjen nga jeta të profesorit të …