U nënshkruan kontratat me 170 studentë përfitues të bursës komunale në vlerë prej 400 eurove

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka zyrtarizuar kontratat me 170 studentë përfitues të bursës komunale prej 400 eurove.

Me këtë rast para studentëve, Ramosaj ka theksuar se qeverisje komunale është duke i dhënë prioritet përkrahjes së rinisë, duke krijuar kushte më të mira të arsimit, zhvillimit të aktiviteteve sportive, kulturore e rekreative, si dhe duke i mbështetur të rinjtë në jetësimin e ideve të tyre kreative.

Përkrahja për ju nuk do të mungojë asnjëherë, ka thënë kryetari Ramosaj, andaj ju bëjë thirrje që të vazhdoni në rrugën tuaj të ngritjes profesionale dhe të kontribuoni aty ku jeni dhe ku keni mundësi që ta zhvillojmë së bashku komunën dhe shtetin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Klubi i Volejbollit “Fer Volley” – Kampion i Kosovës në Volejboll

Klubi i Volejbollit të Femrave “Fer Volley” – nga Ferizaj është shpallur Kampion i Kosovës …