U pensionua inspektori komunal Sahit Kafexholli

Inspektori i Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Malishevës, Sahit Kafexholli, është pensionuar pas një shërbimi të gjatë dhe të ndershëm në administratën komunale.

Për kontributin dhe angazhimin e tij shumëvjeçar, Kafexholli u nderua me mirënjohje nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. Ai ka shërbyer si inspektor komunal që nga paslufta, duke punuar me përkushtim dhe integritet deri në moshën 65-vjeçare.

Në ceremoninë e dorëzimit të mirënjohjes, u theksua se puna e tij ka qenë një shembull i profesionalizmit në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …