Enver Hoxha

Krenohet Edi Rama, që u paska mundësuar armiqve të përbetuar të Enver Hoxhës, të ulën në Piramidën e tij, në Tiranë, 38 vjet pas vdekjes së tij

Edi Rama, si i shumë ditur që është,  e di me siguri se si dhe çka kanë thënë për Enver Hoxhën madje edhe kundërshtarët e tij. Lehtë është të shfaqësh cinizmin dhe urrejtje, tani kur nuk e kërkon askush, pos egoja e pushtetarit, i cili mendon se me qëndrimin e tij përbuzës për Enverin dhe Shqipërinë Socialiste, merr lavdet e fashistëve, nazistëve, kolaboracionistëve, zogistëve, metistëve e berishistëve.  E themi me keqardhje, por një ditë mund të mbytet në batakun e tyre. Vizitorët e sotëm të Piramidës së Enverit, besoj se e çmojnë Piramidën dhe nuk e di cili prej tyre të jetë shprehur ndonjëherë kundër Enverit. Edhe këtë me siguri e di Edi Rama, ashtu sikur e di edhe:

Si e kanë çmuar Enver Hoxhën disa nga personalitetet më të njohura botërore të kohës së tij

Faqe-nxirosësit  e historisë, në përpjekjet e tyre për të deformuar dhe falsifikuar periudhën më të ndritshme të historisë sonë kombëtare, të epokës së socializmit,  në Shqipëri, kanë përbuzur, fyer e përçmuar prijësin komunist shqiptar, Enver Hoxha, duke bërë përpjekje për ta denigruar e për ta zhvlerësuar punën dhe angazhimin e tij në mëkëmbjen e Shqipërisë së katandisur buzë greminës. Derisa ende ka përpjekje për ta zhvlerësuar burrëshetastin më të njohur të kombit, pas Skënderbeut e Ismail Qemalit, shumë personalitete botërore të kohës së tij, pavarësisht kundërshtimeve dhe armiqësive, ia kanë njohur meritat si burrështetas ndër më të rëndësishmit dhe më me ndikim të kohës e tij.

Xhimi Karter, ish kryetar  i Amerikës ka thënë:  “Mos e nënvlerësoni zotin Enver Hoxha, se ai është një kokë e madhe në fushën e diplomacisë!”

Henri Kizinxher, ish Sekretar Amerikan  i Shtetit ka shkruar:  Enver Hoxha është njëri ndër udhëheqësit më të bukur të botës, i cili ka kryesuar çdo tryezë bisedimesh, pavarësisht se kush ka qenë ulur në atë tryezë”!

ÇU EN-LAI, ish Kryeministër i Kinës, ka deklaruar me një rast se i  vetmi udhëheqës partie, mendimit dhe gjykimit të të cilit nuk i bëra ballë asnjëherë, është Enver Hoxha”!

Kryetari i Francës Sharl De Gol, ka shkuar aq larg në përshkrimin e tij për prijësin shqiptar. Ai ka  thënë: Askush më tepër se Enver Hoxha nuk e meriton thënien “Lavdia shkon tek ai që nuk e kërkon atë”!

Andrea Papandreu, ish kryeministër i Greqisë, ka deklaruar “Një popull mund ta bësh të duartrokasë me dhunë udhëheqësin e vet, por nuk mund ta bësh të qajë për ‘të!”

Nga një bisedë midis Stalinit dhe Molotovit, marrë nga libri “Shqiptari dinak” i Jon Halliday, gazetar dhe analist anglez, ka  shpjeguar një rast kur ata kanë biseduar për Enver Hoxhën, Stalini dhe Molotovi.

E pyet Stalini, Molotovin:

– Më thuaj kush është ky Enver Hoxha dhe çfarë përfaqëson?

Molotovi i përgjigjet.

-Pa asnjë dyshim  është udhëheqësi më simpatik i vendeve lindore dhe natyrisht më i mençuri. Hiqet si marksist, por është pro perëndimor dhe është një nacionalist që e do shumë vendin e tij!

Gjatë luftës në marshet partizane nëpër Jugosllavi është kënduar edhe një këngë marshi ku ndër të tjera thuhej:

Nasha partia ima tri sina,

Enver Hodju, Tita i Stalina.

Partia jonë ka tre bijë,

Enver Hoxhën, Titon dhe Stalinin.

Për shkak të rimës, emri i Stalinit,  në vend se në krye të rreshtit,  është vënë në fund. Këtë koment  e ka publikuar për së gjalli,  poeti i mirënjohur malazez, miku i madh i shqiptarëve, Jevrem Berkoviq.

Me rastin e vizitës të Enver Hoxhës, në Beograd, në nëntor të vitit 1946, kishin dalë për ta parë dhe për ta përshëndetur mijëra qytetarë, në mesin e tyre edhe gra e vajza të bukura, të cilat nuk e kishin bërë zap simpatinë dhe brohoritjet për Enver Hoxhën.  Një artiste e njohur e teatrit kishte shkruar asokohe: Sot kam parë burrin më të bukur në botë, të cilit ia kanë xhelozinë artistët më në zë të Holivudit.

Ahmet Qeriqi

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria, denoncon me forcë emërtimin Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Iso-Polifonisë

Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria, denoncon me forcë emërtimin Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Iso-Polifonisë

-Z. ministër Blendi Gonxhja, ky emërtim fyen historinë, prejardhjen, bartësit  dhe gjithë popullin që dashuron …