U pensionua zyrtari komunal Refki Morina

Sot është pensionuar zyrtari në Drejtorinë e Bujqësisë në Komunën e Malishevës, Refki Morina. Në një ceremoni modeste të organizuar me rastin e pensionimit të tij, morën pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, nënkryetari Vesel Krasniqi, drejtori i bujqësisë, Murat Hoxha, drejtor tjerë komunal, kryetari i sindikatës së punëtorëve, Azem Gashi, kryetari i OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu dhe zyrtarë tjerë, e të cilët e kanë uruar Morinën me rastin e penisonimit dhe e kanë falënderuar për kontributin e tij në Drejtorinë për Bujqësi, si dhe për kontributin në degën e OVL të UÇK-së në Malishevë. Krahas ndarjes së mirënjohjes, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka falënderuar për punën dhe kontributin e dhënë në drejtorinë përkatëse, si dhe i ka uruar pensionim të rehatshëm dhe shëndet në jetë. Rekfi Morina, përveç që ka qenë zyrtar në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, është edhe sekretar i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …