Sonte fillon edicioni i 33- të i festivalit  “Hasi Jehon”

Sonte fillon edicioni i 33- të i festivalit  “Hasi Jehon”

Në Gjonaj të Hasit sonte fillon Festivali tradicional folklorik ” Hasi jehon”.

Drejtori i festivalit, Haziz Hodaj, thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për mbarëvajtje sa më të suksesshme të edicionit të 33-të të këtij festivali. Ai ndjehet i lumtur që pas periudhës 2 vjeçare, si pasojë e pandemisë, ” Hasi Jehon” po rikthehet në shtratin e tij në Kodrën e Pajtimit.

Sipas tij, interesimi i grupeve artistike për të marrë pjesë në festival ka qenë tejet i lartë, ndërsa njofton se nga ky edicion, është vendosur një rregulloree re dhe grupeve pjesëmarrëse iu është kërkuar që programin e tyre t’ia përshtatin kritereve të reja të ruajtjes së trashëgimisë shpirtërore të festivalit, pasi Festivai është në proces të pranimit nga Ministria e Kulturës që të jetë si aset në mbrojtje të përhershme.

Në edicionin e radhës së festivalit ” Hasi jehon”, do të marrin pjesë 16 grupe artistike nga hapësirat mbarëshqiptare, ndërsa tradicionalisht festivali hapet nga nikoqiri SHKA ” Malësori” nga Gjonaj.

Haziz Hodaj, Drejtor i Festivalit

049 263 550

Festivali  Folklorik  “ Hasi Jehon 2022 ”

Programi:Dita e parë ( 5 maj 2022 , ora 18.00 hapja e ekspozites  se bukes)

  1. SHKA  “ Malësori “ – Gjonaj
  2. SHKA  “Çeta e Profetëve” –  Krumë
  3. Kengetaret: Hamit Kastrati dhe Klevi Gaxha
  4. Emin Sallahu – Melodi me Okarinë
  5. AKV   “ Deçani ”  –  Deçan
  6. Kengetarja:  Blerina Dibra
  7. AEK   “ Katarina Josipi ” – Zym

Dita e dytë ( 6 maj 2022 ora 18 e 30 min )

  1. SHKA “ Bajram Curri ” – Prishtinë
  2. SHKA “ Kastriotët ” – Ferizaj
  3. SHKA “ Rapsha” – Tuz
  4. SHKA  “ Zëri i Kosovës ” – Fushë Kosovë
  5. SHKA  “ Minatori i Ri ” – Kizhnicë
  6. SHKA  “ Kemajl Aziz i” – Viti

 Dita e tretë  ( 7 maj 2022 ora 18 e 30 min )

  1. SHKA  “ Bajram  Curri “ – Krushë e Madhe
  2. SHKA  “ Bresana” – Bresanë
  3. Rapsodi: Jeton Fetahu
  4. Ansmabli  “ Besa “ –  Kavajë
  5. SHKA “ Shqiponja “ – Shkup
  6. AFA  “ Rugova ” – Pejë
  7. SHKA  “ Malësori ” –  Gjonaj

Kontrolloni gjithashtu

Me 18 prill 2024 përkujtohen Dëshmorët e Komunës së Prishtinës

Tē nderuara familjarē tē dēshmorēve, invalid, veteran tē UÇK-sē, tē nderuar qytetarë. Pēr nder tē …