U përkujtua demonstrata e parë e vitit 1968 në Suharekë

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, u mbajt Akademi solemne, kushtuar demonstratave të para të vitit 1968 në Suharekë, me ç’rast u ngrit flamuri kombëtar në mes të qytetit. Kryetari Muharremaj, në fjalën e rastit në mes tjerash ka shtuar se: ”Ajo që ndodhi me 6 tetor të vitit 1968 në Prizren, nuk do ta lente të qetë Suharekën dhe me 8 tetor 1968 Suhareka e bëri historinë dhe kjo nga perspektiva e sotme nuk është pak, është mbresëlënëse. Gatishmëria popullore dhe organizimi  i atdhetarëve tregon momentin historik, i cili nuk harrohet nga ne asnjëherë”. Me fjalë rasti janë paraqitur disa folës në mes tyre edhe Selatin Novosella, kryetar i Shoqatës së ish të burgosurve politik të Kosovës, pastaj Ukë Thaçi, kryetar i Shoqatës së ish të burgosurve politik dega në Suharekë. Gjatë Akademisë solemne për organizatorët e protestës dhe  veprimtarë të çështjes kombëtare janë ndarë mirënjohje. Mirënjohje iu nda Haxhi Bajraktarit ( pas vdekjes) edhe nga Komuna e Prizrenit. Kurse pas Akademisë në vendin ku është ngritur flamuri kombëtarë, te pllaka përkujtuese janë vendosur kurora me lule dhe janë bërë homazhe.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi priti në takim drejtuesit e KRM Ekorregjioni

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi priti në takim drejtuesit e KRM Ekorregjioni. …