U Përurua Muzeu i Bajram Currit në Krushë të Madhe

Në 100-vjetorin e vrasjes së atdhetarit Bajram Curri, të premtën në prag të 26-vjetorit të çlirimit të Rahovecit, në vendlindjen e tij në Krushë të Madhe u përurua Muzeu i Bajram Currit. Fama dhe lavdia e këtij atdhetari të madh i tejkalon shekujt dhe epokat. Ndërtimi i shtëpisë, i ngjashme me atë ku u lind ky vigan i kombit shqiptar, synon të ruajë trashëgiminë e pasur patriotike të heroit të popullit, Bajram Currit dhe heronjve që luftuan e u flijuan për ruajtjen e tërësisë tokësore shqiptare. Jehona e bëmave të tij dhe fryma atdhetare e këtij revolucionari të dëshmuar, këtij tribuni të vegjëlisë, ka frymëzuar shumë burra të kësaj ane dhe ruhet ende në Krushë të Madhe e rrethinë.

Muzeu ndodhet në zemër të Krushës së Madhe dhe do të pasurohet me fotografi e dokumente historike që sjellin më pranë publikut historinë dhe kontributin e tij në lëvizjen kombëtare për liri, pavarësi e bashkim kombëtar.

Muzeu është investim i Komunës së Rahovecit dhe me nder e krenari do ta gëzojnë banorët e Krushës së Madhe dhe jo vetëm, ka deklaruar kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënon përparim të madh në indeksin e transparencës komunale

Komuna e Vitisë ka shënuar një përparim të madh në Indeksin e Transparencës Komunale, duke …