Kryetari Kastrati priti Rexhep Gunduz nga diaspora shqiptare në Turqi

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati i shoqëruar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, z. Vesel Krasniqi me bashkëpunëtorë zhvilluan një takim të rëndësishëm me z. Rexhep Gunduz, një përfaqësues i njohur nga diaspora shqiptare në Turqi, njëherit edhe përfaqësues i Qendrës Kulturore Kosova në Bursa të Turqisë. Takimi u mbajt në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, ku u diskutuan mundësitë për zhvillim ekonomik, arsimor dhe kulturor. Gjatë bisedës, të dy palët shprehën vullnetin për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët.

Kryetari Kastrati theksoi rëndësinë e lidhjeve të forta me partnerë ndërkombëtarë, ndërsa z. Gunduz ofroi mbështetjen e tij për projekte që do të sjellin përfitime të ndërsjella.

Takimi përfaqëson një hap konkret drejt thellimit të marrëdhënieve me aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë dhe dëshmon përkushtimin për zhvillim dhe hapje drejt bashkëpunimeve të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …