Me 3 shkurt në Gjimnazin “Hamdi Berisha” u shënua Dita e Shkollës dhe Ditëlindja e Dëshmorit të kombit Hamdi Berisha. Në shënim morën pjesë nënkryetari i Komunës së Malishevë, Vesel Krasniqi dhe Drejtoresha për Arsim dhe Edukim Arbëreshë Krasniqi. Fjalën përshëndetëse për të pranishmit e fillojë drejtori i shkollës Izet Hoti i cili pasqyrojë në pika të shkurtra shëmbëlltyrën e dëshmorit të kombit Hamdi Berisha, ku kjo vatër e diturisë është krenare të mbaj emrin e tij. Fjalë të kujtesës paraqiti edhe për profesorin Hysen Elshani, i vrarë nga armiku gjatë luftës. Në fjalën e tij paraqiti edhe të arriturat dhe rezultat e sfidat të cilat po përballet Gjimnazi “Hamdi Berisha”. Ai u shpreh mirënjohës për kontributin e gjithë personelit arsimor veteranë dhe aktual e ish nxënësve të cilët sot janë pjesë e institucioneve më të rëndësishme në komunë, në vend e më gjerë. Me rastin e Ditës së Shkollës dhe Ditëlindje së Dëshmorit Hamdi Berisha fjalim mbajti edhe Nënkryetari i Komunës Vesel Krasniqi, i cili në emër të Kryetarit Ekrem Kastrati dhe të tij personal shprehi urimet më të sinqerta. Krasniqi u shpreh i emocionuar për arsye të shumta që Heroin e Kosovës e kishte edhe profesor e gjithashtu edhe shok lufte. Pra jemi krenar që kishim për profesor shëmbëlltyrën e profesorit Hamdi Berisha i cili Ishte atdhetar i dëshmuar edhe me pend edhe me kontribut për lirinë tonë edhe me grykën e pushkës. Në fjalimin e saj Drejtoresha Arbëreshë Krasniqi u shpreh mirënjohëse për kontributin dhe sakrificën më sublime që profesori Hamdi Berisha dha për çlirimin dhe lirinë e vendit tonë. Atdhedashuria e tij ishte shembulli më i mirë sesi duhet të jemi në jetë dhe të bëjmë për vendin tonë. Ajo iu shprehi urimet më të mira me rastin e Ditës së Shkollës, dhe Ditëlindjes së Dëshmorit Hamdi Berisha nxënësve të kësaj shkolle, familjes së Heroit të Kosovës Hamdi Berisha dhe gjithë personelit arsimor. Ajo kujtojë me nderim kontributin e profesorit Hysen Elshani, i cili ishte vrarë nga armiku në luftë. Po ashtu në fjalën e saj paraqiti përkushtimin e saj, për të bërë më shumë përkrahje dhe investime në arsim për të arritur arsim gjithëpërfshirës cilësor. Fjalë përshëndetëse me rastin e Ditës së Shkollës paraqitën edhe veteranët e Arsimit dhe familja e Heroit të Kosovës profesor Hamdi Berisha. Me rastin e Ditës së Shkollës së Gjimnazit “Hamdi Berisha” Drejtoria e Shkollës ndau shumë mirënjohje për personelin arsimor dhe nxënësit. Po ashtu për të pranishmit u shfaq program i pasur me këngë, poezi e recitime. Më pas u bën homazhe nderimi pranë bustit të dëshmorit Hamdi Berisha varrezave të dëshmorëve, dhe varrit të profesorit Hysen Elshani.