U mbajt takimi i parë i këshillit organizues për 17 shkurtin-ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka caktuar këshillin organizues për 17 Shkurtin-Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, me vendim, me Numër Protokollit 02/1513/2022 me datë 02.02.2022. Këshilli përbëhet nga anëtarë të ekzekutivit dhe legjislativit komunal, zyrtarë komunal të sektorëve të kulturës, rinisë dhe sportit, OJQ , OVL e UÇK-dega në Rahovec, ndërsa do të kryesohet nga nënkryetari Fatmir Iska. Në takimin e sotëm, këshilli organizues shqyrtoi çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me organizimin sa më të mirë të kësaj ngjarje historike, ku u diskutuan idetë dhe aktivitetet që do të organizohen për nderë të 17 Shkurtit-Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Takimi i radhës u caktua për datën: 7 shkurt 2022 ( e hënë ), në ora 11:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Lushtaku, ka pritur në takim talenten e re, Amra Salihu, nxënëse e Shkollës Fillore “Shaban Jashari”

Për sukseset e saj të jashtëzakonshme në fushën e muzikës, Kryetari i Komunës së Skenderajt, …