Filloi procesi gjyqësor për paditë e komunave për Kontratat Kolektive

Në Gjykatën Komerciale është mbajtur seanca e parë përgatitore për padinë e Komunës së Gjakovës ndaj Qeverisë së Kosovës, përkatësisht MASHTI-t, lidhur me detyrimet financiare nga kontratat kolektive të arsimit.

Mbi 26 komuna, nën mobilizimin dhe koordinimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), i kanë ngritur këto padi që në gusht të vitit 2022. Pas më shumë se katër vjetësh, ka filluar shqyrtimi gjyqësor.

Vetëm Komuna e Gjakovës pretendon dëme mbi 14 milionë euro, ndërsa dëmet për të gjitha komunat arrijnë në qindra milionë euro, duke prekur drejtpërdrejt investimet dhe shërbimet për qytetarët.

AKK-ja ka kërkuar vazhdimisht që obligimet nga kontratat e nënshkruara nga niveli qendror të shoqërohen me financimin përkatës. Komunat nuk mund të vazhdojnë ta bartin këtë barrë në kurriz të projekteve dhe nevojave të qytetarëve.

Kërkojmë përgjegjësi institucionale, kompensimin e dëmeve të komunave dhe trajtim pa vonesa të këtyre padive është thënë në komunikatën e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt ecja tradicionale në Malishevë në kuadër të shënimit të “Muajit Rozë”

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Muajit Rozë-Ndërgjegjësimi Kundër Kancerit të Gjirit, në Malishevë …