Time Kadrijaj: 1 milion euro për protezat dhe pajisjet për invalidët e luftës së UÇK-së, janë një nevojë e domosdoshme, jo luks!

Në Komisionin për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Persona të Pagjetur, kam propozuar ndarjen e 1 milion eurove për proteza dhe pajisje për invalidët e luftës së UÇK-së, propozim i cili u përkrah në këtë komision.
Fatkeqësisht, sot ky propozim dështoi të kalojë në Komisionin për Buxhet, pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje abstenuan.
Është e papranueshme që për nevoja kaq të domosdoshme të atyre që sakrifikuan shëndetin dhe trupin për lirinë tonë, të mos ketë mbështetje të mjaftueshme institucionale. Invalidët e luftës nuk po kërkojnë privilegje, por dinjitet, përkujdesje dhe mbështetje për nevojat e tyre jetike.
Marre!

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj për reagimin e Trendafilovës ndaj ligjit të ri: Shenja e parë e efektit të veprimeve të Kosovës

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka vlerësuar si hap pozitiv reagimin publik të …