Komuna e Deçanit njofton qytetarët, shërbyesit civil të komunës, Drejtorët e drejtorive komunale OJQ-të lokale dhe të gjithë të interesuarit tjerë se do të organizon konsultim publik për Draft-Ndryshim-Plotësimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Deçanit. Konsultimi publik do të mbahet të martën e ardhshme me 27 tetor 2026 nga ora 11:00 në Sallën e Kuvendit Komunal të Deçanit, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga kryesuesi i Kuvendit komunal, z. Hajdar Sutaj.
Data: 27 tetor 2026 (e martë) Ora: 11:00 Vendi: Salla e Kuvendit Komunal, kati i parë.